E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë psikologia Anisa Zaçe, e cila së bashku me Jonida Aliçkollin, Lei Krajan, Arbër Çepanin dhe Niko Komanin kanë bërë një analizë të banorëve dhe sjelljeve të tyre në këtë edicion të “Big Brother VIP”.
Nisur nga marrëdhënia e Eglit dhe Gjestit, por edhe raporte të tjera në shtëpinë e BBV kanë qenë paksa komplekse dhe toksike në njëfarë mënyre. Çfarë mendon Anisa në lidhje me këtë?
Unë mendoj që BBV në vitet e fundit ka filluar që disa terma të cilat përdoren vazhdimisht në rrjet të përdoren edhe brenda në shtëpi si forma sulmi brenda banorëve me njëri-tjetrin. Sa më shumë të zgjedhësh një fjalë të caktuar që ka një lloj impakti, aq më shumë i mëshojnë asaj. Marrëdhënie toksike unë mendoj që i gjithë ambienti kthehet në toksik dashur pa dashur në një moment sepse mënyra se si ata i krijojnë marrëdhëniet ka një qëllim që shkon përtej një marrëdhënie në vetvete.
Si mund ta dallojmë ne një person narcist? A mundet që një narcist të jetë edhe manipulator?
Një narcist është gjithmonë manipulator ndërsa një manipulator nuk është gjithmonë narcist. Të qenit manipulator është një nga simptomat që ne e dallojmë një personalitet narcist. Të qenit narcist është një çrregullim personaliteti, nuk është thjesht një epitet që mund ta përdorim. Çrregullimi i personalitetit narcist është një çrregullim siç ka çrregullime të ndryshme të shëndetit mendor.
Kur Lei e pyeti nëse mendon Anisa që dikush brenda në BBV është narcist? Ajo u përgjigj duke thënë se:
Nuk mendoj, patjetër që në kushtet e kësaj natyre dhe në kushtet e atij lloj presioni njerëzit nxjerrin më të keqen e tyre.