Parametrat e ish-kryetarit të Partisë Socialiste dhe ish-kryeministrit Fatos Nano mbeten stabël. Burime nga stafi mjekësor për Top Channel bëjnë me dije se situata neurologjike e ish-liderit socialist vijon njësoj, pa ndryshime.
Ditën e djeshme, spitali privat ku ndodhet i shtruar Nano njoftoi se prej ditësh ai është i hospitalizuar, në gjendje shumë të rëndë, pas një arresti kardiorespirator.
Pacienti ka disa ditë i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. Aktualisht pacienti konsiderohet ne gjendje shume te rende, me prognoze te rezervuar, njoftoi spitali.
Ndërkohë familja, miqtë dhe ish-bashkëpunëtorët e tij të afërt kërkojnë në këto momente vetëm qetësi dhe janë të rezervuar për komente në media.