Health & Beauty Lifestyle

Si të shpëtoni nga lëkura me pika në sezonin e verës!

Ju ndodh që lëkura të skuqet sidomos pas depilimit? Për shumë nga ne ajo nuk largohet dhe këmbët rrinë të irrituara dhe me puçrra të kuqe gjatë gjithë kohës. Disa të tjerë mund të kenë pore të zmadhuara me ngjyrë të errët në këmbë ose në krahë. Kjo quhet ndryshe lëkura luleshtrydhe dhe tani që ngrohet koha, janë shqetësimi më i madh për të gjitha vajzat.

Kjo gjendje e lëkurës i ndodh çdo pigmenti lëkure, megjithatë tek lëkurat e bardha është me e dukshme sesa tek lëkurat më të errëta. Shkaktarët e lëkurës luleshtrydhe janë depilimi, poret e bllokuara, folikulitis që është gjendja që shkaktohet nga qimet nën lëkurë, keratosis pilaris që është një lloj problemi i lëkurës dhe lëkura shumë e thatë.

Nëse përdorni brisk për tu depiluar, brisku duhet të lëvizë nga drejtimi ku rritet qimja, jo nga na e kundërt. Gjithashtu përdorni një locion për depilim. Përdorni makinë depilimi, sepse depilimi jo vetëm zgjat më shumë, por mundësia për të pasur lëkurë të irrituar është më e paktë duke qenë se depiloheni më rrallë.

Eksfolioni lëkurën rregullisht. Është shumë e rëndësishme që lëkura juaj të jetë e lirë nga qelizat e vdekura përndryshe lëkura luleshtrydhe do të jetë shumë më e dukshme. Përdorni produkte me salicylic acid dhe glycocilic acid. Do të ndihmojë të mbani puçrrat dhe aknet nën kontroll, rrjedhimisht këto produkte sjellin edhe zvogëlimin e poreve.

Ndërkaq, shumica e njollave kafe lidhen me diellin, moshën ose ndryshimet hormonale, por ndryshimi i formës, madhësisë, ngjyrës apo gjakderdhja kërkon kontroll dermatologjik. Njollat kafe në lëkurë janë shumë të zakonshme. Pothuajse çdo njeri, në një moment të jetës, mund të zhvillojë ndonjë formë të tyre. Në shumicën e rasteve ato janë shenja të padëmshme të ekspozimit në diell dhe të plakjes së lëkurës, por ndonjëherë mund të tregojnë edhe gjendje më serioze shëndetësore. Kjo hiperpigmentim ndodh kur trupi prodhon më shumë melaninë, gjë që shkakton paraqitjen e njollave ose zonave më të errëta në lëkurë.