Sa herë ju ka rastisur të bisedoni me një person në rrjete sociale, por më pas ju del që nuk ishte ai që kishit menduar, pra një llogari e rremë?!
Probabiliteti është shumë i lartë që të keni folur, të paktën një herë në jetë me dikë që ka patur profil fallco. Kjo ndodh për arsye sepse një pjesë e mirë duken si llogari të vërteta.
Ne do t’ju tregojmë se gjërat jo gjithmonë janë ashtu siç duken, kështu që herën tjetër të dini të dalloni para se të flisni me dikë të dillë.
Fakti që llogaritë fallco nuk dallohen dot nga ato të vërteta është sepse nuk duken si të tilla, por ne do t’ju tregojmë se si të mund ta kuptoni.
Nëse profili ka një apo dy foto, konsiderojeni si një karton të kuq. Dhe akoma më keq nëse fotot mbajnë një sfond të bardhë. Me shumë mundësi fotoja është marrë nga interneti.
Por e njëjta gjë vlen edhe nëse profili i dikujt duket më perfekt seç duhet.
Ndoshta pas këtij profili fshihet një program kompjuterik që e drejton. Duhet të keni shumë kujdes nga këto llogari pasi mund t’ju marrin të gjithë të dhënat personale.
Dyshimet forcohen nëse ata ju kërkojnë gjithmonë të shkruani e të bisedoni tek një profil tjetër.
Ndërsa hapi i fundit që mund të bëni është ta ftoni për një bisedë në FaceTime apo për të dalë në një takim. Nëse ju refuzojnë, atëherë bëjini bllok menjëherë.
Gjithsesi, për të ruajtur veten bëni mirë të mos klikoni linke të panjohura apo që ju vijnë papritur, si dhe mos bisedoni me njërëz që nuk i njihni personalisht!