Gossip

“Sigurohu që dera të jetë e mbyllur tjetër herë…”/Trump këshillon Macronin pas incidentit me bashkëshorten!

Presidenti Donald Trump i dha disa këshilla homologut francez Emmanuel Macron pasi videoja ku gruaja e shtyn në fytyrë para derës së hapur të avionit u bë virale. “Sigurohu që dera të jetë e mbyllur”-tha Trump me ironi. “Ai është mirë. Ata janë mirë. Janë vërtet dy njerëz që i njoh shumë mirë”-shtoi ai.

Bëhet e ditur se Macron i quajti spekulimet për incidentin me gruan e tij, Brigitte Macron, të pakuptimta, duke thënë se ata po bënin shaka. Klipi është realizuar pasi çifti zbarkoi në Hanoi, Vietnam, si pjesë e turneut të tyre në Azinë Juglindore. Trump i dha këshillat gjatë konferencës së lamtumirës me Musk. Miliarderi u shfaq me mavijosje rreth syrit, të cilën tha se e kishte nga djali. “Unë nuk isha askund afër Francës”-tha ai me shaka. 

Ndërkaq, historia e dashurisë mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij Brigitte ka qenë prej vitesh në qendër të vëmendjes, duke ngjallur vazhdimisht kuriozitet dhe polemika. Këtë javë, lidhja e tyre është rikthyer në titujt kryesorë pas një episodi të vogël që ndodhi në një aeroport në Vietnam, gjatë zbritjes së çiftit nga avioni presidencial. Në qendër të vëmendjes është edhe një biografi e re e titulluar “Tant Qu’on Est Tous les Deux” (“Sa kohë jemi të dy së bashku”), shkruar nga mikja e tyre e afërt Gaël Tchakaloff.