Uefa pezulloi me 4 ndeshje në Kompeticionet europiane trajnerin e Atletico-s së Madridit Diego Simeone. Tonet e ashpra ndaj gjyqtarit kryesor në “Emirates Stadium” në përballjen Atletico – Arsenal, i kanë kushtuar shtrenjtë trajnerit. Simeone do ta ndjekë nga tribuna, edhe finalen e Europa League-s mes Atleticos së Madridit dhe Olimpikut të Marsejës më 16 maj në Lion të Francës.