Por tërmeti i orës 11:00 nuk ishte i vetmi. Sizmiologët raportojnë për dhjetëra lëkundje më të vogla që janë rregjistruar në vend, ndërkohë që aktiviteti sizmik vijon ende por me intensitet të papërfillshëm. Rrapo Ormeni Ekspert i Departamentit të Sizmologjisë në Tiranë pohoi se pati edhe të paktën 20 lëkundje të tjera deri në orën 11:40 minuta. Ai theksoi se nuk mund të bëhet parashikime, por priten të tjera lëkundje në vijim. Nga tërmeti pati probleme edhe me valët telefonike, që për disa minuta ishin inaktive.