Një ngjarje e rëndë ka tronditur një shkollë të mesme në Gjermani, ku një projekt edukativ është kthyer në skandal pas përdorimit të materialeve të papërshtatshme për të mitur. Sipas raportimeve, dy instruktore të angazhuara për një workshop dramatik me temë guximin, u kanë shfaqur nxënësve materiale me përmbajtje eksplicite seksuale, duke shkaktuar reagime të forta nga prindërit dhe autoritetet. Nxënësit, të moshës 14 deri në 15 vjeç, ndodheshin në klasë pa praninë e mësuesve, për shkak të mungesës së stafit në shkollë.
Menjëherë pas incidentit, disa prindër kanë bërë kallëzim penal, ndërsa policia ka nisur hetimet ndaj dy instruktoreve për shpërndarje të materialeve të papërshtatshme tek të miturit. Autoritetet arsimore e kanë cilësuar rastin si të papranueshëm, duke theksuar se shkolla ka reaguar menjëherë për të ndaluar aktivitetin dhe për të nisur verifikimet e nevojshme.