Për skandalin e falimentimit të kompanisë së tregtimit të naftës “Gulf”, reagoi sot Partia Demokratike. Demokratët janë të mendimit se “Gulf” që në parajsat fiskale ka si pronarë një kompani “offshore”, me aksionerë krejt të panjohur, nuk mund të mos ketë pasur bekimin e qeverisë. Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku deklaroi se “Ministri Gjiknuri heshti kur kjo komani u hodh në treg”. Sipas saj, “Këto janë arsyet pse në Shqipëri nuk vijnë investitorë seriozë”.