Bota

Skandali seksual, anulohet Nobeli në Letërsi për vitin 2018

Këtë vit nuk do të ketë fitues të Nobelit për Letërsinë. Njoftimi i Akademisë Suedeze pason skandalin më të fundit me sfond seksual. 18 gra akuzuan për abuzime seksuale fotografin francez, Jean-Claude Arnault, bashkëshortin e anëtares së Akademisë dhe autores, Katarina Frostenson. Ky skandal çoi në dorëheqjen e Frostenson-it, si dhe të disa pjesëtarëve të tjerë të Akademisë. Emri i fituesit të Nobelit në Letërsi për 2018-ën do të mësohet vitin e ardhshëm, bashkë me atë të 2019-ës.