Bota

Skena kryesore e festivalit muzikor Tomorrowland shkatërrohet plotësisht nga zjarri!

Një zjarr i madh ka shkatërruar plotësisht skenën kryesore të festivalit Tomorrowland në Belgjikë, duke hedhur dyshime mbi zhvillimin e mëtejshëm të eventit.

Burime nga festivali bëjnë me dije se shkaku i zjarrit, i cili shpërtheu mbrëmjen e së mërkurës, ende nuk është përcaktuar. Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të festivalit thuhet:

Nuk raportohen persona të lënduar gjatë incidentit.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë flakët që përpijnë skenografinë e ndërlikuar, ndërsa gazeta lokale GVA raportoi para orës 20:00 se zjarri dukej se ishte vënë nën kontroll. Banorëve që jetojnë pranë zonës së festivalit u është këshilluar të mbajnë dritaret dhe dyert të mbyllura.

Asnjë vizitor i festivalit nuk ishte i pranishëm në momentin e ngjarjes, megjithatë besohet se disa punonjës ndodheshin në vendngjarje për përgatitjet e hapjes së planifikuar për ditën e premte. Organizatorët thonë se postimet në rrjetet sociale nga persona që pretendojnë se kanë marrë email-e që njoftojnë anulimin e Tomorrowland janë “lajme të rreme”, por ende nuk kanë konfirmuar nëse festivali do të zhvillohet apo jo. Në një deklaratë të Tomorrowland thuhet:

Jemi të përqendruar në gjetjen e zgjidhjeve për fundjavën e festivalit. Informacione të tjera më të detajuara do të publikohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Edicioni i parë i Tomorrowland u mbajt në vitin 2005, ndërsa vitin e kaluar festivali mblodhi rreth 400,000 pjesëmarrës.