Gossip

Sondazhi për gratë më të bukura në botë, ku renditen vajzat shqiptare?

Një anketë e përdoruesve të Reddit me pyetjen “cilat janë gratë më të bukura në planet” u krye nga faqja e internetit insidermonkey.com. Në krye të listës, e cila u përpilua bazuar në numrin e komenteve të bëra nga përdoruesit e Reddit, janë gratë nga Kolumbia, me 345 vota. Sipas hulumtimit, gratë kolumbiane mishërojnë modelin më ideal të bukurisë në botë me flokë të shëndetshëm, sy ekzotikë dhe shprehje femërore. Në vendin e dytë renditen gratë polake me 324 vota, kryesisht sepse kanë gjene të mira.

Gratë greke u renditën të tretat me 311 vota nga përdoruesit e Reddit, pasi ato janë më të bukura se bukuritë natyrore të vendit. Në vendin e katërt renditen gratë ruse, me 311 vota falë syve të tyre blu, gri dhe kafe, ndërsa në vendin e pestë janë gratë nga Republika Çeke sepse janë jashtëzakonisht të bukura me një pamje që i dallon nga gratë e tjera. Të gjashtat në listë janë suedezet, me 296 vota, të ndjekura nga gratë islandeze, me 284 vota, pasi gratë e të dy vendeve spikasin për kombinimin e flokëve bjonde dhe syve blu.

Vendi i 8-të mbahet nga gratë amerikane ndërsa pozicioni numër 9 nga gratë braziliane sepse ato janë të ndryshme nga gratë kaukaziane dhe në vendin e 10-të renditen gratë japoneze me 269 vota.

20 vendet e parat plotësohen nga:

• 11. Gratë gjermane me 263 vota

• 12. Gratë franceze me 257 vota

• 13. Gratë italiane me 251 vota

• 14. Gratë norvegjeze me 246 vota

• 15. Gratë tajlandeze me 234 vota

• 16. Gratë turke me 227 vota

• 17. Gratë e Koresë së Jugut me 215 vota

• 18. Gratë spanjolle me 203 vota

• 19. Gratë shqiptare me 197 vota

• 20. Venezuela me 186 vota.

Titullin e personit më të bukur në botë për këtë vit sipas revistës People e fitoi aktorja e njohur Demi Moore. Që nga viti 1990, revista People ka përzgjedhur njerëzit më të bukur në botë me qëllim që të prezantojë lexuesit me personazhet e famshëm që thyejnë stereotipet për bukurinë dhe frymëzojnë me shembullin e tyre. Nëpërmjet kësaj përzgjedhjeje prestigjioze, yje të shumtë të Hollivudit janë përfaqësuar ndër vite, duke përfshirë yllin e parë të kopertinës Michelle Pfeiffer dhe më vonë Julia Roberts, Beyonce, Kate Hudson dhe shumë të tjerë.