Art & Kulturë

Sondazh në TAR/ Aksioni për lirimin e hapësirave publike, a jeni dakord me mbajtjen e tij?

Data 31 korrik do të jetë dita e fundit e afatit për lirimin vullnetarisht të hapësirave publike. Kryeministri Edi Rama thekson se do të ketë penalizim për këdo që do të kryejë shkelje. Rama shprehet:

31 Korriku afati i fundit për lirimin vullnetarisht të hapësira nga subjektet e vendosura pranë akseve kombëtare të cilat janë kthyer në rrezik për sigurinë rrugore. Penalizime për të gjithë ata që refuzojnë të zhvendosen.

Të njëjtën gjë përsëriti dhe ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, e njëherazi zv/kryeministre Belinda Balluku. Teksa inspektoi aksin rrugor Kamëz-Laç, Balluku theksoi se lirimi i hapësirave publike është një reformë e shtrirë në të gjithë vendin dhe do të shkojë deri në fund.

Lidhur me përqindjen e rezultatit të votimit, në faqen tonë të Web-it, ne ngritëm një sondazh ku pyesim lexuesit tanë nëse kanë votuar, apo jo. Përgjigjet ishin këto:

Po (75%) 

Jo (15%)

Ndërkohë, sondazhi i ri në faqen e Top Albania Radio-s ngre pyetjen: “A jeni dakord me dënimet që parashikon drafti i Kodit të ri Penal?”. Klikoni në këtë link për të dhënë mendimin tuaj.