Love & Sex

Sondazhi i TAR/A është e vërtetë se dashuria e parë nuk harrohet kurrë?

Një hulumtim i publikuar së fundmi nga Universiteti i Yale ka zbuluar se ndonëse marrëdhëniet mund të përfundojnë, truri ruan kujtime të dashurisë së parë më gjatë se sa mendohet. Studiuesit përdorën MRI për të monitoruar aktivitetin e trurit të pjesëmarrësve ndërsa shikonin foto të ish-partnerëve të tyre. Rezultatet treguan se zona e lidhur me emocionet dhe shpërblimin, sidomos amigdala dhe korteksi prefrontal, aktivizohet fuqishëm edhe pas shumë vitesh.

Ekspertët shpjegojnë se kjo mund të shpjegojë pse disa kujtime romantike duken “të pathyeshme” dhe ndikojnë në marrëdhëniet e ardhshme. Studimi sugjeron se truri i njeriut ruan emocione të thella si një mënyrë për të mësuar nga përvoja dhe për të zgjedhur partnerë më të përshtatshëm në të ardhmen.

Lidhur me këtë temë, ne kemi ngritur një sondazh në faqen tonë duke pyetur ndjekësit nëse sipas tyre, a është e vërtetë që dashuria e parë nuk harrohet kurrë. Përgjigjet ishin këto; 80% janë përgjigjur se nuk harrohet, ndërsa vetëm 20% janë përgjigjur se nuk e mbajnë mend.

Ndërkohë, sondazhi i ri në faqen tonë ngre pyetjen: “Bie miti, burri nuk është më i pari që merr iniciativën në shtrat. Mendoni njësoj?” Klikoni në këtë link për të votuar dhe për të dhënë mendimin tuaj.