Sport

Sonte kuqezintë luajnë me Andorrën, live në Digitalb nga ora 20:45!

Në një përballje që sonte do të transmetohet live në Digitalb, prej orës 20:45, Shqipëria do të luajë ndaj Andorrës ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të eliminatorit të Botërorit 2026. Pas humbjes në Wembley me Anglinë 2-0, kuqezinjtë kërkojnë fitore. Trajneri Sylvinho tha se iu duhet të ndryshojnë. Ky ndryshim ka të bëjë me lojtarët, me skemën, me këshillat e me gjithçka, pasi ndaj Andorrës jemi të dënuar të fitojmë.

Nuk duhet e nuk mund të gabojmë, një ndeshje shumë e vështirë. I kam parë ndaj Letonisë, një goditje standarte ndërroi ndeshjen. Ne duhet të gjejmë hapësira që nuk janë. Nuk është e thjeshtë, të gjejmë hapësirë për të luajtur, shënuar.

Ashtu si ne, edhe Andorra humbi ndeshjen e parë ndaj Letonisë, por në Elbasan Arena, në vitin 2019, hera e fundit që ishin në Shqipëri, na barazuan 2-2 e kuqezinjtë, tashmë e kanë humbur shkëlqimin dhe thjeshtësinë e golit që kishin në eliminatoret e Europianit.

Grupi është i vështirë, ne duhet të bëjmë gjithçka shumë mirë. Nuk ka asgjë brenda skuadrës, po punojmë si gjithmonë. Lojtarët janë entuziastë, të bëjmë maksimumin. Duhet të zhbllokohemi, të shënojmë. Ka pak kohë që gjërat nuk po ecin si duhet, kur t’i nuk zhbllokon një ndeshje, bëhet e vështirë. Entuziazëm ka, njerëzit në stadium ndjehen. Mund të hyjmë fort e bëjmë një ndeshje të bukur. Por nuk është e thjeshtë të zhbllokohemi, nuk është edhe aq e lehtë.

Dje në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Andorrën ishte edhe kapiteni Berat Gjimshiti:

Do të jetë një ndeshje tjetër, e vështirë e të jenë të përqëndruar. Por, në futbollin e sotëm nuk ka ndeshje të lehta. Unë besoj që ata kanë një përparësi që kanë një trajner prej shumë vitesh, një ekip që luan shumë vite bashkë. Besoj që vështirësia do të jetë në nivelin fizik, se janë shumë të përgatitur e rrinë shumë poshtë si mbrojtje dhe duhet të jemi ne ata që duhet t’i vendosim në vështirësi, që t’i vendosim në duele individuale për shokët tanë, që të krijojnë hapësira për shokët, ajo do të jetë pika kyçe.