Sonte ne orën 20:45 Shqipëria luan ndeshjen e tretë kualifikuese për në Botërorin “Katar 2022” ndaj San Marinos në transfertë. Deri tani kuqezinjtë regjistrojnë një fitore me Andorrën 1-0, dhe një humbje ndaj Anglisë 0-2. Në konferencën per shtyp para ndeshjes trajneri Edoardo Reja tha se nuk ka eskperimente ndaj San Marinos.
Nuk është përballja më epike e mundshme, por është gjithsesi një takim i veçantë. Kuqezinjtë do të kenë si kundërshtar përfaqësuesen e vendit të fundit në rendijten e FIFA-s dhe do të zbresin në fushë në një stadium të vogël me kapacitet prej 6600 spektatorësh në shtetin e vogël prej 33.600 banorësh. Pas humbjes ndaj Anglisë kjo është mundësia më e mirë për shqiponjat kuqezi për t’u rikthyer tek fitorja duke e mbyllur këtë stagë të parë kualfikues me 6 pikë.
San Marino nuk ka fituar asnjëherë në kualfikueset e një Botërori, megjithatë vjen nga dy barazime në 5 ndeshjet e fundit, kundër Lichtensteinit dhe Gjibraltarit. Kjo është hera e 3-të që Shqipëria do të përballet me San Marinon, dy takimet e shkuara kanë qënë miqësore dhe janë mbyllur me fitore analoge 3-0 për kombëtaren tonë. Në dy ndeshjet e para të kësaj fushate ekliminatore San Marino është mposhtur 5-0 nga Anglia dhe 0-3 nga Hungaria. Kuqezinjtë duhet me patjetër të marrin tri pikët në San Marino.