Politikë

Sot pritet miratimi i modelit të fletës së votimit për zgjedhjet e 25 prillit!

Sot mësohet përfundimisht se si do të jetë fleta e votimit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të miratojë përmbajtjen e saj. Vendimi do të pasojë atë të një dite më parë kur Kolegji Zgjedhor pranoi ankimimin e socialistëve dhe për pasojë, koalicionit PD-Aleanca për Ndryshim i mbetën në garë 153 kandidatë nga 222 që miratoi Komisioni i Ankimimeve e Sanksioneve.

Për demokratët, u shkel ligji elektoral dhe akuzuan Kolegjin se veproi nën ndikimin e maxhorancës. Por zotohen të respektojnë vendimin. Si përket fletës së votimit, socialistët mbrojnë variantin me numra ndërsa opozita thotë se kandidatët duhet të evidentohen me emra. KQZ prezantoi 4 variante të saj e ka hapur sondazh në rrjetet sociale për të marrë mendimin e qytetarëve.

Rendi i ditës, shqyrtimi i projektvendimeve:
1.       “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zonën zgjedhore Qarku Berat, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
2.       “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zonën zgjedhore Qarku Dibër, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
3.       “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zonën zgjedhore Qarku Durrës, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
4.       “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zonën zgjedhore Qarku Elbasan, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
5.        “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zonën zgjedhore Qarku Fier, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
6.       “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zonën zgjedhore Qarku Gjirokastër, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
7.        “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zonën zgjedhore Qarku Korçë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
8.        “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zonën zgjedhore Qarku Kukës, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
9.       “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zonën zgjedhore Qarku Lezhë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
10.   “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zonën zgjedhore Qarku Shkodër, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
11.    “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zonën zgjedhore Qarku Tiranë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;
12. “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zonën zgjedhore Qarku Vlorë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.​

Sipas njoftimit, mbledhja do të mbahet në orën 17:30 të pasdites.