Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Hajdari nuk është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të detyrës.
Kryebashkiaku i Kuçovës u dënua me vendim të formës së prerë në korrik të 2024.
Sipas Celibashit, Hajdari nuk është në kushtet e ndalimit për ushtrimin e detyrës, pasi dënimin e shleu me punë në komunitet.
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, u shpreh “Jemi përpara faktit që ai ka paraqitur formularin e dekriminalizimit. Me nxitje nga PD ka pasur një proces shqyrtimi penal. Ka një vendim penal për këtë çështje, i cili e ka sanksionuar me atë masë dënimi dhe, në fund, ka urdhëruar që ajo masë dënimi të shlyhet me orë pune në komunitet”.