Java e 18-të e Kategorisë Superiore në Futboll vijon sot me tre takime. Në 13:45 luhen Bylis-Partizani e Tirana-Skënderbeu që do të transmetohen live në Supersport 3 e Supersport 4 ndërsa në 16:45 është radha e përballjes Teuta-Apolonia, në Supersport 3.
“Të kuqtë” i pret transfertë e vështirë në Ballsh, me një kundërshtar që shpesh herë iu ka krijuar probleme. Sa i përket sfidës Tirana-Skënderbeu, kujtojmë se bardheblutë mbeten klubi më i titulluar, madje duke shtuar një trofe kampioni ndërsa bardhekuqtë janë në situatën më të vështirë të 10 viteve të fundit. Përballja në kryeqytet me Tiranën duket si shpresa e madhe për të ndryshuar deri diku rrjedhën e sezonit.
Po sot, vëmendja shkon gjithashtu në “Niko Dovana” të Durrësit ku Teuta pret Apoloninë, me misionin për të marrë tre pikët që do ta rikthenin në garën për titullin kampion.