Ndërsa Saimir Tahiri njoftoi dorëzimin e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, Kuvendi ishte mbledhur në seancë plenare. Në emër të grupit demokrat, kryetari Edmond Spaho e cilësoi “shou” këtë zhvillim. “I prishët provat për hetimet, i humbi gjurmët dhe tashmë lë mandatin” u shpreh Edmond Spaho. Pas qëndrimit të shprehur nga Spaho, demokratët u largua nga salla e Kuvendit, në ndryshim nga pjesa tjetër e Opozitës, pasi deputetët e LSI-së qëndruan. Kryeministri Rama reagoi duke thënë se “Prania juaj nuk i shton asgjë seancës”.