Bota

Spanjë, rëndohet situata nga Koronavirusi, 1 mijë raste të reja në 24 orë

Rikthehet shqetësimi për rëndimin e situatës nga koronavirusi në Spanjë që për të dytën ditë rresht, regjistroi rreth 1 mijë raste të reja. Aragona, Katalunja e Madridi janë zonat më të goditura. Kujtojmë se në fillimet e pandemisë në Europë, Italia dhe Spanja ishin ndër shtetet që regjistruan shifrat më të larta të infektimeve e viktimave në botë. Në territorin spanjoll, numri i rasteve ka shkuar në mbi 272 mijë, ndërsa i atyre që ndërruan jetë në rreth 28 mijë e 500.