Kryeministri Spanjoll, Mariano Rajoy ndihet i kërcënuar nga dy mocione mosbesimi të paraqitura sot, pak pas zhvillimit të një gjyqi për rryshfet që përfshin pjesëtarë të partisë së tij. Socialistët opozitarë paraqitën mocionin e tyre në Parlament, ndërsa qendra e djathtë, dikur aleate e Rajoyt, kërkoi zgjedhje të parakohshme. Në të kundërt, pritet që gjithashtu të paraqesë mocion mosbesimi. Një ditë më parë, figura të lidhura me Partinë Popullore të Kryeministrit të Spanjës, u dënuan me 351 vite burg për krime fiskale.