Spartak Braho rikthehet në Kuvend. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një mbledhje që zgjati vetëm pak minuta miratoi dhënien e mandatit të deputetit, Brahos, duke plotësuar vakancën pas dorëheqjes së ish Ministrit të Brendshëm Tahiri. Spartak Braho ishte pjesë e listës shumëemërore të Tiranës nga radhët e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 2017-s.