Partia Socialiste po mban Asamblenë e Përgjithshme të saj. Koordinatorja Kombëtare për bashkëqeverisjen, Elisa Spiropali deklaroi se shumica e kryetarëve të bashkive nga PS kanë raportuar në mënyrë fiktive të dhënat për anëtarësinë. Përsa i përket problemeve në administratë, ajo shtoi se ka ende grabitqarë, që duhet të largohen. “Ende ka parazitë në zyrat e shtetit, duhet t’i shkulim me rrënjë.” deklaroi spiropali.