Një sportist australian hokeji ka zgjedhur të gjymtojë një pjesë të gishtit të tij për të konkurruar në Lojërat Olimpike të Parisit. Matt Dawson ka thyer një nga gishtat e dorës së djathtë gjatë stërvitjes me skuadrën ne Perth, Australi dy javë më parë dhe rekuperimi i plotë do të kërkonte disa muaj.
Kështu që 30-vjecari ambicioz gjymtoi në gjysmë gishtin e sëmurë për t’u rikuperuar në kohë për Lojërat Olimike, duke shokuar trajnerin dhe shokët e skuadrës. Ai pritet të marrë pjesë në ndeshjen e skuadrës së Kookaburras që përballen me Argjentinën të shtunën, vetëm 16 ditë pas plagosjes.
Dawson tha se thyerja ishte e rëndë aq sa humbi ndjenjat kur pa gushtin e tij në dhomën e zhveshjes. Megjithëse u paralajmërua nga bashkëshortja të mos bënte gjëra të nxituara, ai zgjodhi gjymtimin e gishtit në mënyrë që koha e rekuperimit të ishte 10 ditë, që të merrte pjesë në Olimpiadë.
Kapiteni i skuadrës Aran Zalewski tha se vendimi i kolegut shkaktoi tronditje mes shokëve. “Ne nuk dinim çfarë të mendonim por u habitëm kur ai shkoi në spital për të prerë gishtin e tij pasi të tjerë do të jepnin gjithçka për një pjesë të trupit”. Kjo nuk është hera e parë që Dawson pëson dëmtim të rëndë, teksa thuajse humbi një sy kur u godit nga shkopi i hokejit në lojrat e vitit 2018.
Ndërkaq, gjatë paradës së flamujve, Shqipëria doli e katërta, e cila do të përfaqësohet nga 8 sportistë, teksa flamuri kuqezi u mbajt lart nga notarja Kaltra Meca dhe mundësi kampion bote, Zelmikhan Abakarov. Nga kuqezinjtë e para që do të garojë është Manjola Konini, që nis Lojërat Olimpike sonte.
Një ditë më vonë është radha e notares Kaltra Meça, teksa në datën 30 korrik garon edhe Grisi Koxhaku në të njëjtën disiplinë. Më pas radha e Atletikës. Franko Burraj zbret në pistë në datën 3 gusht. Një ditë më vonë sytë mbi Luiza Gegën. Në fund ekipi i Mundjes. Abakarov e fillon në datën 8 gusht. Një ditë më vonë radha e Valiev, për ta mbyllur me Dudaev në datën 10 gusht.