Tifozët e Maccabi Tel Aviv, nuk do të lejohen të marrin pjesë në ndeshjen e Europa League në Aston Villa më 6 nëntor për shkak të shqetësimeve për sigurinë publike, shkruan The Gurdian.
Policia e West Midlands tha se e kishte klasifikuar ndeshjen “me rrezik të lartë” bazuar në “gjendjen aktuale dhe incidentet e mëparshme, duke përfshirë përplasjet e dhunshme dhe veprat penale të krimit të urrejtjes që ndodhën gjatë ndeshjes së UEFA Europa League 2024 midis Ajax dhe Maccabi Tel Aviv, në Amsterdam”.
Në vijim të kësaj, policia tha se masat do të “ndihmonin në zbutjen e rreziqeve për sigurinë publike”.
Ndërkohë, ky veprim u dënua nga kryeministri, Keir Starmer dhe jo vetëm, i cili tha: “Ky është vendim i gabuar. Ne nuk do të tolerojmë antisemitizmin në rrugët tona.”
“Roli i policisë është të sigurojë që të gjithë tifozët e futbollit të mund ta shijojnë ndeshjen, pa frikën e dhunës apo kërcënimit”, shtoi Starmer.
Sakaq, edhe udhëheqësja konservatore, Kemi Badenoch, tha se vendimi ishte një “turp kombëtar” dhe i kërkoi Starmer ta ndakonte këtë vendim.
Në saj të këtij vendimi, ka reaguar edhe Ministri i jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar, i cili postoi në platformën X: “Vendim i turpshëm! U bëj thirrje autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar ta përmbysin këtë vendim frikacak!”
Ndërkohë, UEFA ka thënë se: “Në të gjitha rastet, autoritetet lokale kompetente mbeten përgjegjëse për vendimet që lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen e ndeshjeve që zhvillohen në territorin e tyre, vendime të tilla që përcaktohen në bazë të vlerësimeve të hollësishme të rrezikut, të cilat ndryshojnë nga ndeshja në ndeshje dhe marrin në konsideratë rrethanat e mëparshme.”