Gossip Showbiz

Stormi Webster rikrijon look-un e famshëm të Kylie Jenner nga epoka “King Kylie”!

Stormi Webster, vajza 7-vjeçare e Kylie Jenner, ka mahnitur ndjekësit duke rikrijuar një nga pamjet më ikonike të nënës së saj nga vitet e “King Kylie”.

Në një fotografi polaroid të publikuar nga Kylie në Instagram, vogëlushja shihet me një paruke portokalli, duke sjellë në kujtesë stilin që Jenner mbante në vitin 2016 – periudhë kur ajo u bë një sensacion i rrjeteve sociale.

Në atë kohë, Kylie shquhej për grim të theksuar, vetulla të trasha dhe për lançimin e “Kylie Lip Kits”, linja që më vonë do të shndërrohej në perandorinë e saj miliardëshe të bukurisë.

Së fundmi, 28-vjeçarja festoi ditëlindjen me një darkë intime pranë familjes dhe miqve të ngushtë, mes tyre Hailey Bieber, duke ndarë momente të veçanta nga festa në rrjetet sociale.

Ndërkohë, Jenner është pranë përfundimit të rezidencës së saj të re në Los Angeles, një pronë madhështore të cilën e bleu në vitin 2020.

Vila luksoze do të ketë 15 dhoma gjumi, garazh nëntokësor për 12 makina, pishinë dhe një fushë sportive, duke u shndërruar në një nga investimet më të mëdha të saj në pasuri të paluajtshme.