Kampionati në Maqedoninë e Veriut ka luajtur sot javën e 11-të. Struga dhe Shkëndija e mbyllën barazim 1 me 1 supersfidën e javës.
Gostivari në anën tjetër fitoi 4 me 1 përballë Brera Strumicës. Shkupi doli po ashtu i fituar, pasi mposhti 3 me 1 Tikveshin.
Besa 1976 u mposht 2 me 0 nga Sileks. Kryesuesit e Rabotnickit u ndalën në barazim 0 me 0 nga Vardari, teksa mbajnë distancën 3 pikë nga ndjekësi më i afërt. Sfida tjetër mes Voska Sport dhe Pelister u mbyll 1 me 1.