Ish-presidenti i Federatës së Futbollit në Maqedoninë e Veriut, (FFM), Muhamed Sejdini, u arrestua sot, sipas mediave në vendin fqinj.
Ish-drejtuesi shqiptar i futbollit maqedonas dyshohet se ka abuzuar me fondet e UEFA-s gjatë kohës kur ishte në detyrë. Ai ka përvetësuar 700 mijë euro, që ishin të destinuara për ndërtimin e një tribune në stadiumin e Ohrit.
Sejdini u zgjodh në krye të FFM-së në vitin 2018 dhe u largua më 2024-ën, pasi i përfundoi mandati. Gjatë kohës që drejtoi futbollin, Maqedonia e Veriut arriti suksesin më të madh, kualifikimin në “Euro 2020”.