Një ekip studentësh të Universitetit Purdue të Indianas ndërtuan një robot që mund të zgjidhë kubin e rubikut në një rekord prej 0,103 sekondash. Matthew Patrohay, Junpei Ota, Aden Hurd dhe Alex Berta, studentë të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në West Lafayette, u takuan përmes një programi bashkëpunimi në shkollë dhe u bashkuan për të dizajnuar robotin e tyre për zgjidhjen e enigmave, të cilin e quajtën “Purdubik”.
“Ne e zgjidhim në 103 milisekonda”-tha Patrohay në një artikull në faqen e internetit të Purdue. “Një mbyllje e syrit të njeriut zgjat rreth 200 deri në 300 milisekonda. Pra, para se ta kuptoni se është duke lëvizur, ne e kemi zgjidhur atë. Bëhet e ditur se rekordi i mëparshëm u vendos në 0,305 sekonda ose 305 milisekonda në 2024 nga një robot i ndërtuar nga Qendra Inxhinierike e Prodhimit të Komponentëve të Mitsubishi Electric Corporation.
Ndërkaq, Tesla ka ndarë një video të re që tregon robotin e saj humanoid Optimus duke kryer disa lëvizje mbresëlënëse. Ndërsa kjo lëvizje e shkathët e këmbëve mund të mos jetë shumë e dobishme për mjediset industriale për të cilat është menduar roboti, video tregon në mënyrë efektive shkathtësinë dhe gamën e lëvizjes së tij në rritje. Kreu i zhvillimit të Optimus, Milan Kovach, tha në mediat sociale se Optimus, i njohur edhe si TeslaBot, ishte trajnuar plotësisht në simulimin për të kërcyer.
Kina ka hapur spitalin e parë në botë të menaxhuar plotësisht nga inteligjenca artificiale, me 14 mjekë AI në staf. Spitali është krijuar nga studiuesit e Universitetit Tsinghua dhe është në gjendje të diagnostikojë, trajtojë dhe menaxhojë kujdesin ndaj pacientëve pa ndërhyrje njerëzore. Gjatë fazës së provës, mjekët AI trajtuan mbi 3 mijë pacientë në ditë. Ekspertët besojnë se kjo risi mund të revolucionarizojë sistemin shëndetësor duke rritur efikasitetin, ulur kostot dhe duke zgjidhur mungesën e mjekëve, veçanërisht në zonat e largëta dhe me shërbim të munguar.