Bota

Stuhia e rërës në Indi, humbin jetën 110 persona

Vijon të rritet bilanci i viktimave si pasojë e stuhive të rërës që përfshinë veriun e Indisë. Më shumë se 110 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se  14 të tjerë janë plagosur. Shtetet Uttar Pradesh e Rajas-than rezultojnë më të prekurat. Shumica e personave gjetën vdekjen nga rrëzimi i pemëve apo mureve, si pasojë e erërave të forta.