Vetëm pak javë më parë Jonas Brothers patën një rikthim të bujshëm me projektin e tyre muzikor “Sucker” që është një ndër këngët më të dëgjuara të momentit.
Këtë e tregojnë jo vetëm klikimet e këngës në platformat digjitale por gjithashtu edhe votimet e publikut në klasifikimet botërore.
Teksa në “Billboard Hot 100” ky projekt muzikor renditet në vendit e parë duke i zënë fronin Ariana Grande, “Sucker” gjithashtu mban dhe kreun e klasifikimit australian.
Fansat e vëllezërve janë më të lumturit që ata janë rikthyer së bashku. Nick, Kevin dhe Joe janë bërë qendra e vëmendjes në median rozë dhe çdo emision televiziv po lufton që t’i marri atyre qoftë edhe një intervistë të shkurtër.