Të paktën 7 studentë humbën jetën pas një sulmi me thikë jashtë një shkolle në një qytet verior të Kinës. Agresori sulmoi 19 studentë pranë një shkolle në Mizhi të provincës Shaanxi. Të plagosurit e moshës 15-16 vjeç u dërguan menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Një i dyshuar është ndaluar nga policia dhe po merret në pyetje.