Të paktën 12 njerëz janë lënduar në një sulm me thikë në stacionin hekurudhor në qendër të Hamburgut të premten, njoftuan autoritetet.
Gjashtë nga të lënduarit janë në gjendje kritike për jetën.
Shërbimi i zjarrfikësve në Hamburg tha se tre njerëz pësuan lëndime të rënda, dhe tre të tjerë lëndime të lehta.
I dyshuari për sulmin u arrestua në vendngjarje, tha policia gjermane në X.
Autoritetet nuk dhanë asnjë informacion për të dyshuarin apo hollësi rreth sulmit.
Stacioni në qendër të Hamburgut, qyteti i dytë më i madh në Gjermani, është ndër më të dendurit.
Vijon…