Bota

Nju Jork/ 6 të plagosur me thikë, arrestohet i dyshuari!

Frikë në Nju Jork. Në stacionin hekurudhor në Manhattanin e poshtëm, 6 persona u plagosën si pasojë e një sulmi me thikë. Raportohet se autori i dyshuar u arrestua dhe të lënduarit ndodhen në spital, një prej tyre në gjendje kritike.

Pritet finalja e madhe e NBA-it, por rrjeti televiziv CBS citon se goditja me thikë ishte një ngjarje e rastësishme dhune.

Nuk ka detaje mbi motivin e sulmit, por gjithçka ndodhi pak metra larg një prej metrove kryesore, Madison Square Garden, aty ku do të zhvillohet finalja New York Knicks dhe San Antonio Spurs e që do të ndiqet nga presidenti Donald Trump.

Prania e Trump-it në finalen e madhe të NBA-it ka shtuar masat e sigurisë në zonë, si edhe të agjentëve të Shërbimit Sekret, Departamentit të Policisë së Nju Jorkut e të tjera agjencive federale dhe lokale.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, e cilësoi sulmin “të papranueshëm”. Hetuesit ende nuk kanë sqaruar motivin e sulmit, por nga informacionet e deritanishme dyshohet se bëhet fjalë për një person me probleme të shëndetit mendor.