Bota

Sulmet iraniane, vriten 2 persona në Abu Dhabi pas rrëzimit të një rakete!

Në Emiratet e Bashkuara Arabe, mbetje nga një raketë e interceptuar në Abu Dhabi shkaktuan vdekjen e dy personave dhe plagosjen e tre të tjerëve, sipas autoriteteve lokale. Gjithashtu, disa automjete u dëmtuan.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë përballuar pjesën më të madhe të sulmeve në rajonin e Gjirit. Deri tani, më shumë se 2 mijë e 100 raketa e dronë të lëshuar nga Irani. Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se shumica e këtyre sulmeve janë interceptuar, por qeveria vazhdon të kontrollojë informacionin.

Raportohet edhe se mbi 100 persona janë arrestuar pasi kanë bërë foto apo video të dëmeve nga sulmet dhe interceptimet, gjë që është e paligjshme në Emirate. Autoritetet kanë theksuar se kjo bëhet për arsye sigurie.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka paralajmëruar shtetasit britanikë se është i ndaluar edhe publikimi i materialeve kritike ndaj qeverisë në këtë vend.

Këto sulme po dëmtojnë imazhin e Emirateve si një vend i sigurt dhe i qëndrueshëm, shkruan BBC.

Zyrtarët kanë deklaruar se në rast negociatash me Iranin, ato do të synonin kufizime afatgjata mbi arsenalin e raketave dhe dronëve. Po ashtu, sulmet kanë shtyrë forcimin e lidhjeve të sigurisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.