Një tjetër ditë lufte në Iran dhe tensionet mbeten të larta. Sipas CNN-it, thuhet se Teherani po përgatitet për një pushtim tokësor të Ishullit Kharg, duke shpërndarë mina e “kurthe” në të gjithë zonën.
Ndërkohë, thuhet se Parlamenti iranian po shqyrton një projektligj për të futur taksa për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, një veprim që do të ndikonte rëndë në tregtinë globale.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump iu tha bashkëpunëtorëve se me çdo kusht, dëshiron të shmangë një konflikt të zgjatur. Qëllimi i Shtëpisë së Bardhë është t’i japë fund armiqësive brenda pak javësh.
Por, administrata amerikane po bën thirrje për kujdes:
Asnjë bisedim nuk mund të konsiderohet zyrtar derisa të bëhet një njoftim zyrtar.
Ndërkohë, Uashingtoni po punon për të organizuar bisedime këtë fundjavë në Pakistan, vend që po vepron si ndërmjetës së bashku me Turqinë.
Pavarësisht hapjes ndaj dialogut, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të forcojnë praninë e tyre në rajon, duke dërguar 2 mijë parashutistë shtesë në Lindjen e Mesme. Në frontin ushtarak, ushtria izraelite konfirmoi se ka nisur “sulme në shkallë të gjerë” në tokën iraniane kundër infrastrukturës së regjimit.