Sulmuesi i Liverpoolit Mohamed Salah mori çmimin lojtari më i mirë i Premier League-s, zgjedhur nga gazetarët sportivë. Salah bëhet kështu i pari futbollist afrikan që fiton këtë çmim në Premier League dhe i 3-ti lojtar i Liverpoolit, që e fiton në 20 vitet e fundit. Më herët kanë fituar edhe Steven Zherrard dhe Luis Suarez.