Autori i një sulmi me kamion, që la 5 persona të vdekur në Suedi vitin e kaluar, u dënua me burgim të përjetshëm për krime të lidhura me terrorizmin. Uzbeku Rakhmat Akilov, shprehu simpati për ISIS, para se të kryente aktin vdekjeprurës në Stokholm. 40 vjeçarit pak para sulmit, i ishte refuzuar kërkesa për azil në Suedi.