Sot dhe ditën e nesërme, Superliga Shqiptare e Futbollit zhvillon ndeshjet e Javës së 25-të. Ato startojnë nga ora 13:30 me dy takime shumë të rëndësishme në dy skajet e renditjes. Bylis pret AF Elbasanin, ndërsa për kreun, Egnatia përballet me Partizanin për zonën “Final 4”. Po sot, në orën 16:30 luhet Dinamo-Vllaznia, ndeshje për kreun.
E diela e 16 shkurtit rezervon dy duele. Gjithçka nis nesër pas mesditës me Laçi-Teuta dhe mbyllet në Elbasan me sfidën Tirana-Skënderbeu. Po ashtu, bie në sy se bardheblutë sërish shtegtojnë jashtë kryeqytetit.
Superliga Shqiptare, raundi 25-të:
E shtunë, 15 shkurt 2025
13:30 Bylis – AF Elbasani
13:30 Egnatia – Partizani
16:30 Dinamo – Vllaznia (Elbasan Arena)
E diel, 16 shkurt 2025
13:30 Laçi – Teuta
16:30 Tirana – Skënderbeu (Elbasan Arena)