Sport

Muçi pas golit që befasoi Turqinë dhe jo vetëm: Fillimi ishte i vështirë, mos u dorëzo kurrë…

Në javën e 14-të të Superligës Trendyol, Trabzonspor mposhti Tümosan Konyaspor me rezultatin 3-1 në shtëpi.

Pas ndeshjes, Ernest Muçi në daljen për mediat turke deklaroi: “Nuk duhet të dorëzohesh kurrë në jetë. Javët e para nuk kanë qenë siç shpresoja, por gjithçka mund të ndryshojë në një çast. Duhet të qëndrosh i përqendruar. Do të vazhdojmë të qëndrojmë të përqendruar. Në momentin që erdhi goli, siguruam tre pikë, ishte i pari për mua në këtë formë dhe ishte një gol me këmbën e majtë.”

Më pas sulmuesi kyqezi i Trabzonit shton:

“E dinim që do të ishte vendimtare për ne. Meqenëse dy ekipet e para në ligë do të luajnë kundër njëra-tjetrës, e dinim që do të ishte thelbësore për ne, t’u afroheshim atyre. Nuk donim të humbisnim, treguam karakter dhe vendosmëri. Si rezultat, morëm tre pikët. Do të vazhdojmë kështu,– përfundon Ernest Muçi.