Showbiz

Sylvester Stallone i jep lamtumirën “Rocky Balboa”

Aktori i famshëm hollivudian Sylvester Stallone i ka dhënë fund rolit të boksierit “Rocky Balboa” pas xhirimeve të serisë së re “Creed II”.

Ky produksion do të jetë i fundit i këtij lloji dhe për Sylvester fundi i 4 dekadave plot sfida, aventurë dhe emocione që ky personazh e ka bërë të përjetojë. Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram 72-vjeçari u shpreh se kishte menduar se nuk do ta luante më këtë rol që prej vitit 2006 dhe ishte i lumtur për këtë fakt. Por, kur u lajmërua se hollivudi donte një tjetër, më pas edhe një tjetër seri, ai u dashurua edhe më shumë me boksierin që e bëri të famshëm.

Pas 40 vitesh në rikrijimin e këtij roli, më në fund ka ardhur koha të tërhiqet por Stallone është i sigurt se “Rocky Balboa” do të jetojë tek të rinjtë dhe tek zemrat e të gjithë atyre që e kanë ndjekur dhe mbështetur ndër vite.