Pamela Anderson vazhdon të qëndrojë pas deklaratave të saj për Sylvester Stallone, pavarësisht mohimeve të vazhdueshme nga aktori legjendar i “Rocky”-t.
Në një intervistë në “Watch What Happens Live With Andy Cohen”, 58-vjeçarja tha se Stallone i kishte propozuar një marrëveshje të pazakontë: një apartament luksoz dhe një makinë Porsche, nëse ajo pranonte të bëhej “vajza e tij numër 1”.
E pyeta nëse kishte edhe një numër 2 dhe ai më tha: ‘Kjo është oferta më e mirë që do marrësh. Je në Hollywood tani’
-tregoi Pamela, duke shtuar se propozimi ishte tepër specifik për të qenë i sajuar.
Stallone, 79 vjeç, ka hedhur poshtë më herët këto akuza, duke i quajtur “të pavërteta dhe të fabrikuara”.
Me humor, Pamela pranoi se ndoshta do ta kishte menduar ofertën nëse bëhej fjalë për një “Shelby Cobra” në vend të Porsche-s.
Deklaratat e saj vijnë në një periudhë ku aktorja është rikthyer në qendër të vëmendjes, për shkak të afrimit me Liam Neeson gjatë xhirimeve të filmit “The Naked Gun”.