Gossip Showbiz

“Ai ishte një legjendë e vërtetë” Sylvester Stallone prek me mesazhin për Chuck Norris pas ndarjes nga jeta!

Sylvester Stallone ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale për mikun dhe kolegun e tij Chuck Norris, pas lajmit për ndarjen e tij nga jeta në moshën 86-vjeçare.

Aktori publikoi një foto të tyre së bashku nga koha kur punonin në filmin The Expendables 2, duke kujtuar me nostalgji bashkëpunimin dhe duke shprehur respektin e madh për figurën e Norris.

Kalova një kohë të mrekullueshme duke punuar me Chuck-un. Ai ishte amerikan në çdo aspekt. Ai ishte një njeri i shkëlqyer. Ngushëllimet e mia familjes së tij të mrekullueshme

-shkroi Stallone.

Ndërkohë, familja e Norris konfirmoi lajmin e trishtë, duke bërë të ditur se ai ndërroi jetë në paqe, i rrethuar nga njerëzit më të dashur.

Në deklaratën e tyre, ata e përshkruajnë si një bashkëshort të përkushtuar, baba dhe gjysh të dashur, si dhe një figurë që frymëzoi miliona njerëz në mbarë botën.

Pak orë para ndarjes nga jeta, Norris ishte dërguar në spital për një emergjencë shëndetësore, por detajet mbi gjendjen e tij nuk u bënë publike.

Ikona e arteve marciale dhe kinemasë aksion lë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme, duke mbetur përjetësisht një simbol force, disipline dhe frymëzimi për breza të tërë.