Politikë

Tahiri dorëzon mandatin e deputetit

Saimir Tahiri dorëzon mandatin e deputetit.  Ish-Ministri i Brendshëm shprehu mbështetjen për Vetting-un në Polici, ndonëse nuk i fshehu rezervat, ndërsa theksoi rëndësinë e Vetting-ut të Policisë. Ndërkaq, nuk kurseu kritikat e forta ndaj kreut aktual të Ministrisë së Brendshme Fatmir Xhafaj.  Në fjalën e tij të gjatë në daljen për mediat te Kryesia e Kuvendit Saimir Tahiri u shpreh se nuk do të akuzohet më si personi që po pengon integrimin e vendit edhe pse  po merr mbi shpinë të gjithë “palaçot që e kanë përdhunuar këtë vend për 25 vjet”. I hapur për hetime dhe i gatshëm të presë drejtësinë tek dera e gjykatë, Tahiri tha se ështe që sot qytetar i lirë.