Një ditë pasi e njoftoi dorëheqjen Saimir Tahiri sot i dorëzoi Kryetarit të Kuvendit, mandatin e deputetit të Partisë Socialiste. Tahiri tha se për arsye që i ka bërë publike, kërkon të ndiqen procedurat. Kuvendi ia përcjell mandatin Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që më pas bën zëvendësimin me kandidatin pas’ardhës, i cili në këtë rast është Spartak Braho. Më herët gjatë ditës, ai ishte sot në zyrën e Kryeparlamentarit Ruçi. Braho tha se ende nuk ka vendosur, por se do ta bëjë kur të shpallet vakanca.