Bota

Tajlandë, humb jetën një ish-zhytës i Marinës

Në Tajlandë, një ish-zhytës i Marinës humbi jetën, ndërsa merrte pjesë në operacionet e shpëtimit të 12 futbollistëve të vegjël dhe trajnerit të tyre, të bllokuar prej ditësh. Ai gjeti vdekjen teksa dilte nga shpella, ku kishte dërguar bombula oksigjeni. Autoritetet thanë se kjo tragjedi, nuk do të frenojë operacionet për të shpëtuar djemtë. Ekipet e shpëtimit po i stërvisin sa munden, pasi zhytja duket mënyra e vetme për të dalë nga shpella