Më shumë se 3,300 njerëz në Tajvan janë evakuuar nga shtëpitë e tyre ndërsa stuhia tropikale Fung-Wong po i afrohet ishullit, duke sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta, sipas Agjencisë Qendrore të Lajmeve të Tajvanit.
Stuhia ishte rreth 140 km në jugperëndim të Tajvanit të mërkurën në mëngjes, sipas Administratës Qendrore të Motit, me erëra që arrinin shpejtësinë 72 km/orë.
Fung-wong, pritet të zbarkojë në Tajvan të mërkurën në mbrëmje dhe të lëvizë në verilindje mbi ishull, tha zyra e meteorologjisë.
Më herët këtë javë, stuhia shkaktoi 18 vdekje në Filipine për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.
Shkollat dhe vendet e punës në të gjithë Tajvanin jugor dhe lindor u mbyllën të mërkurën dhe të gjitha fluturimet vendase u anuluan në pritje të mbërritjes së tajfunit Fung-Wong.
Qytetet të Tajvanit kanë kaluar shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje para mbërritjes së Fung-wong.
Pjesa më e madhe e urdhrit të evakuimit të Tajvanit është lëshuar për Qarkun Hualien në bregdetin lindor të ishullit, i cili është i prirur ndaj rrëshqitjeve të dheut dhe shirave më të rrëmbteshëm.