Bota

Supertajfun në Filipine, rreth 1 milion të evakuuar!

Nuk ka paqe në Filipinet. Gati 1 milion njerëz u evakuuan dhe ujërat e përmbytjeve u rritën në Filipine, përpara mbërritjes së pritur të tajfunit Fung-wong në bregun lindor. Fung-wong pritet të sjellë erëra dhe shira të rrëmbyeshëm në pjesë të mëdha të arkipelagut.

Shkollat ​​dhe zyrat qeveritare janë urdhëruar të mbyllen në të gjithë ishullin kryesor të Luzonit për nesër, përfshirë kryeqytetin Manila, ku deri më tani janë anuluar gati 300 fluturime. Catanduanes, një ishull i vogël u godit nga erërat dhe shiu në orët e para të mëngjesit.

Një total prej 916 mijë e 863 personash në Filipine janë evakuuar deri më tani, siç bëri të ditur një zyrtar i lartë i mbrojtjes civile, teksa dha detaje në një konferencë për shtyp. Erëra të forta deri në 230 km/orë priten nga kjo mbrëmje e deri të hënën, pra ditën e nesërme.

Në Catanduanes, pasojat e stuhisë kanë përfshirë rrugët bregdetare dhe përmbytjet kanë arritur në disa zona.

Ndërsa flasim, ata po e ndiejnë ndikimin e tajfunit, veçanërisht në Catanduanes, sepse syri i stuhisë është më afër atje, vuri në dukje zyrtari filipinas.