Bota

Takimi i G7-ës në Kanada

Këtë fundjavë, liderët e G7-ës takohen në Kebek të Kanadasë, në mesin e tensioneve me Amerikën për tarifat tregtare. Takimin, analistët e cilësojnë me shumë rëndësi për të ardhmen e ekonomisë botërore dhe nëse Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë apo jo të prijnë në këtë drejtim. Por, samiti rrezikon të mbetet në hije, për shkak se po afron 12 Qershori, data e takimit historik mes Donald Trump-it e Kim Jong Un-it, në Singapor.